75 Mall Live Search
17:45 / E Premte, 18 Tetor 2019 / indeksADMonline

Salah mund të mungojë në ndeshjen kundër Man Utd

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp është ende në pritje të konfirmimit nga mjekët se a mund të luaj në ndeshjen kundër Manchester United.

Salah u lëndua në ndeshjen kundër Leicesterit dhe po ashtu nuk luajti as për kombëtaren e Egjiptit.

Trajneri tregoi se stafi i tij është duke e monitoruar gjendjen e Salah po ashtu edhe të Alisson dhe Matip.

Ai tha “Alisson duket plotësisht mirë dhe të tjerët mbajtën seanca. Ka edhe dy seanca të tjera që do të vijnë nga kjo pasdite dhe duhet të shohim. Atëherë ne do të marrim vendime, kështu do të jetë. Asgjë nuk është fikse”./Indeksonline/.