75 Mall Live Search
08:38 / E Premte, 17 Janar 2025 / G T

Salah në Arabi? Trajneri i Al Hilalit: S’do ketë emra të mëdhenj gjatë dimrit, verës po!

Momo Salah futbollisti i Kombëtares së Egjiptit mund të largohet nga Liverpooli edhe gjatë afatit të janarit, pasi tashmë është konfirmuar se ky është sezoni i tij i fundit me fanellën “The Reds”.

U spekulua se Salah mund të transferohet tek Al Hilal në Arabinë Saudite, shkruan Indeksonline

Por, trajneri i Al Hilalit, Jorge Jesus e mohoi një gjë të tillë.

“Salah, ose emra të tjerë të mëdhenj nuk do të vijnë në dimër. Por, në verë”, u shpreh Jesus

Salahit i skadon kontrata në fund të këtij sezoni me Liverpoolin. Me “The Reds” gjatë këtij sezonit ai ka shënuar 18 gola, ka bërë 13 asiste në 20 ndeshje në Premier League./Indeksonline/