Salah: Në ndeshjen ndaj Brightonit do i’i them lamtumirë tifozëve në ”Anfield”!
Mohamed Salah duket se i ka ditët e numëruara te Liverpuli.
Sulmuesi egjiptian, mbrëmë ka bërë një deklaratë të çuditshme duke paralajmëruar se ndeshja ndaj Brightonit mund të jetë e fundit para tifozëve në ”Anfield”, shkruan IndeksOnline.
33-vjeçari nuk luajti fare në barazimim e mbrëmshëm 3-3 me Leeds united dhe pas ndeshjes tha se ka prishur raportet me trajnerin Arne Slot.
“U thashë prindërve të mi, ejani në ndeshjen kundër Brighton. Nuk e di nëse do të luaj apo jo, por do ta shijoj. Do të jem në Anfield për t’u thënë lamtumirë tifozëve dhe për të shkuar në Kupën e Afrikës. Nuk e di çfarë do të ndodhë kur të jem atje”, ka deklaruar Salah.
Ai pas disa ditëve do të udhëtojë drejtë Afrikës, ku do të luaj me Egjiptin në Kupën e Afrikës, derisa pas kthimit nga atje nuk dihet se cili do të jetë fati i tij te Liverpuli./IndeksOnline/

