Salah: Nuk jam i kënaqur me fillimin e këtij sezoni
Skuadra e Liverpulit ka kaluar një kriz rezultatesh në muajin e fundit, duke pasur një fillim jo të mirë të sezonit.
Po ashtu, as edhe Mohamed Salah nuk është në formën më të mirë, siç jemi mësuar ta shohim në vitet e fundit, shkruan IndeksOnline.
Sulmuesi egjiptian ka shënuar vetëm katër gola deri më tani, derisa në një deklaratë për mediat angleze ka deklaruar se nuk është i kënaqur me fillimin e këtij sezoni.
“Nuk jam i kënaqur me këtë fillim sezoni. Është një sezon i vështirë për ne sepse kemi pak lojtarë të rinj. Bërje shumë të mira, por atyre u duhet kohë për t’u përshtatur me ekipin. Thjesht na duhet kohë për t’u përshtatur dhe për të njohur ndeshjet e njëri-tjetrit dhe gjithçka do të shkojë mirë”, ka deklaruar Salah./IndeksOnline/

