Salah rikthehet në stërvitje individuale me Liverpoolin

Futbollisti i Kombëtares së Egjiptit, Mohamed Salah është rikthyer në stërvitje individuale me fanellën e Liverpoolit.
Një foto po qarkullon në rrjetet sociale, ku shihet Salah duke u stërvitur individualisht, shkruan Indeksonline
Salah pësoi një lëndim gjatë ndeshjeve të Kupës së Afrikës me Kombëtaren e Egjiptit dhe do të jetë jashtë fushave për disa ditë.
Kujtojmë që Liverpooli sonte e pret në “Anfield” skuadrën e Chelseat, për ndeshjen e vlefshme në Premier League./Indeksonline/