20:46 / E Premte, 04 Maj 2018 / indeksADMonline

Salah shembullor, pardje e eliminoi, sot po e uron (Foto)

Mohamed Salah vazhdon të jetë shembullor edhe me sjellje. Ylli egjiptian e ka uruar kundërshtarin e dy ndeshjeve të fundit, Radja Nainngolan me rastin e 30 vjetorit të lindjes.

Salah e quan vëlla në urim, dy ditë pasi e eliminoi nga Liga e Kampionëve me skuadrën e Liverpoolit.

Kujtojmë se Salah vazhdon të ketë raporte të mira me lojtarët e ish skuadrës së tij, Roma./Indeksonline/