Salah thirrje liderëve botërorë që të parandalojnë masakrën në Gaza (VIDEO)

Sulmuesi i Liverpulit, Mohamed Salah u ka bërë thirrje liderëve botërorë që të parandalojnë masakrën në Gaza.
Egjiptiani ka postuar një video në profilet e tij zyrtare, ku thotë se populli i Gazës ka nevojë urgjentisht për ushqim, ujë dhe furnizime mjekësore, shkruan IndeksOnline.
“Populli i Gazës ka nevojë urgjentisht për ushqim, ujë dhe furnizime mjekësore. “Unë u bëj thirrje liderëve botërorë që të parandalojnë masakrën e mëtejshme të shpirtrave të pafajshëm. “Njerëzimi duhet të mbizotërojë.”, ka thënë Salah./IndeksOnline/