15:05 / E Premte, 09 Mars 2018 / indeksADMonline

Salah zgjedhet Lojtari i Muajit shkurt, mposht konkurrencën e Shaqirit dhe Agueros

Mohamed Salah është zgjedhur lojtar i muajit shkurt në Premier Ligë, duke vazhduar me paraqitje fantastike.

Salah shënoi katër gola dhe gjithashtu regjistroi dy asistime në tri ndeshje, duke ndihmuar skuadrën të arrij dy fitore dhe një barazim.

Ai mposhti konkurrencën nga Aguero ( Manchester City ) , Moussa Demble ( Tottenham ) , Pascal Gross ( Brighton ) , Eden Hazard ( Chelsea ) dhe Xherdan Shaqiri ( Stoke City ).

Salah ka shënuar 32 gola për Liverpool që nga ardhja e tij nga Roma verën e kaluar. /IndeksOnline/