Salciçet, proshuta dhe bifteku shkaktojnë smundjen yndyrore të mëlçisë
Njerëzit të cilët hanë shumë salciçe, proshutë dhe nbifte janë më shumë të rrezikuar nga sëmundjet e mëlçisë, sugjeron studimi i ri.
Një studim zbuloi se ata që burimin kryesor të proteinave e kanë nga produktet e kafshëve janë 54 për qind më të rrezikuar për të zhvilluar sëmundjet e mëlçisë yndyrore jo alkoolike- sesa ata që hanë një dietë të bazuar në bimë.
Mishi i kuq në veçanti është një burim i lartë i yndyrës së ngopur, e cila mund të grumbullohet në mëlçi dhe përfundimisht të shkaktojë dështimin e organit.
Ekspertët shpresojnë se studimi do t’i inkurajojë njerëzit që të mbajnë një dietë mesdhetare të pasur me peshk, kokrra dhe perime./Indeksonline/