Sali Berisha arrin në Spanjë, në Kongresin e PPE-së

Lideri i Partisë Demokratike në Shqipëri, Sali Berisha ka arritur për vizitë në Spanjë. Berisha ishte i ftuar në kongresin e PPE në Valencia.
“Gjatë Kongresit të Partisë Popullore Europiane (PPE) në Valencia, zhvilluam një takim bilateral ndërmjet zëvendëspresidentit të PPE-së Siegfried Mureșan.
Gjatë këtij takimi, u diskutua rëndësia e zgjedhjeve të ardhshme si në Shqipëri ashtu edhe në Rumani, si elemente kyç për konsolidimin e demokracisë në të dy vendet.
Vlerësova mbështetjen e vazhdueshme të PPE-së ndaj Partisë Demokratike, e manifestuar përmes rezolutave të miratuara në favor të saj, të cilat kanë forcuar pozicionin e PD-së në përballje me sfidat demokratike në Shqipëri. Diskutuam gjithashtu për ndihmën dhe mbështetjen e pritshme që PPE-ja do të ofrojë për zgjedhjet e ardhshme, duke theksuar angazhimin e përbashkët për forcimin e vlerave demokratike dhe standardeve zgjedhore në vend.
Takimi u zhvillua në një atmosferë konstruktive dhe miqësore, duke riafirmuar lidhjet e forta midis Partisë Demokratike të Shqipërisë dhe Partisë Popullore Europiane”, shkruan Berisha në njoftim.