75 Mall Live Search
12:25 / E Premte, 15 Tetor 2021 / OSH

Sali Berisha feston 77 vjetorin e lindjes: Besoj në një mision të ri për fatin e PD-së!

Ish-kryetari i PD-së, Sali Berisha feston sot 77vjetorin e lindjes.

Me rastin e kësaj date të veçantë për të, përmes një postimi në Facebook, Berisha thotë se është i lumtur dhe i motivuar.

“Sot 77 vjeç! Miq, sot jam 77 here i lumtur sepse kjo ditelindje me gjen:

– Me te motivuar se kurre ne mbrojtjen e te vertetave qe une besoj dhe,

– Ne nje mision te ri, jetik dhe vendimtar per fatin e Partise Demokratike dhe demokracise ne Shqiperi!

Mirenjohje te pakufishme te Gjithfuqishmit, familjes time, miqve dhe mbeshtetesve te mi ne Shqiperi dhe kudo qe jane, te cilet me besimin dhe mbeshtetjen e tyre bejne te mundur te permbushim se bashku kete mision! Lavdi Zotit”, ka shkruar Berisha.