75 Mall Live Search
13:47 / E Shtunë, 17 Korrik 2021 / B O

Sali Berisha hyn në sallë, demokratët “shpërthejnë” në brohoritje, “ndizet” Kuvendi Kombëtar i PD

Mbërritja e Sali Berishës në Pallatin e Kongreseve ku po mbahet mbledhja e Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratike, ka bërë që të pranishmit të shpërthejnë në ovacione për të.

Në videon e siguruar nga ABC dëgjohen vërshëllime të shumta dhe thirrje “Berisha, Berisha…” që të kujton mitingjet e dikurshme që mbante kryeministri Sali Berisha me demokratët.

Partia Demokratike ka nisur këtë të shtunë mbledhjen e organit më të lartë vendimmarrës të saj, Kuvendin Kombëtar.

Fjalën hapëse të kësaj mbledhje e ka mbajtur kryedemokrati Lulzim Basha ndërsa më pas do të japin mesazhin e tyre edhe 19 drejtuesit politik të Partisë Demokratike. VIDEO