18:06 / E Martë, 28 Nëntor 2017 / indeksADMonline

Sali Berisha: Nderim përjetë kryeheroit Adem Jashari

Përveç ditës së flamurit, pavarësisë së Shqipërisë, është edhe ditëlindja e komandantit legjendar Adem Jashari.

Ish kryeministri shqiptar Sali Berisha, një personalitet shumë i dashur për kosovarët ka nderuar komandantin Jashari në ditëlindjen e tij. Në foton e tij postuar në faqen zyrtare në Facebook, ai si përshkrim shkruan:

“Sot ditelindja e komandantit legjendar Adem Jashari!

Nderim perjete kryeheroit te koherave moderne te kombit shqiptar! sb”