Sali Berisha: Ndjej keqardhje për marrëdhëniet me Bashën

Ish-kryeministri Sali Berisha është shprehur i keqardhur për marrëdhëniet e tij me ish-kryetarin e PD, Lulzim Basha.
Në një intervistë në “Zonë e Lirë”, Berisha tha se është e pamundur të shohësh se si një njeri i shkolluar mund t’i lejojë vetes veprime totalitariste të paimagjinueshme.
Ai u pyet nëse ka reagim për ata që thonë “e rrite dhe e vrave Lulin”.
Lidhur me këtë, Berisha tha se i vjen keq që Basha nuk tregoi integritet politik.
“Kam një keqardhje të madhe, s’e mohoj këtë. Kam keqardhje të madhe për faktin se së pari ai tregoi mungesë të plotë të integritet politik. Kështu vepron politikani. Së dyti është e paimagjinueshme se si një njeri i shkolluar mund t’i lejojë vetes veprime totalitariste të paimagjinueshme” tha Berisha.