75 Mall Live Search
18:15 / E Enjte, 20 Maj 2021 / OSH

Sali Berisha në konferencë: Ishte vendim i paparalajmëruar/ Dua prova për atë që akuzohem, por jo të montuara nga zyrat e Edi Ramës

Ish kryeministri shqiptar Sali Berisha në një konferencë për medie i është adresuar qytetarëve shqiptar, duke thënë se kurrë nuk ka qenë i implikuar në asnjë aferë korruptive  dhe se vendimi i sekretarit amerikan të shtetit Anthony Blinken  që ai të shpallet person i pa dëshiruar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka qenë vendim i papritur dhe i paparalajmëruar, raporton IndeksOnline.

“Kurrë nuk kam qenë  i implikuar në asnjë aferë. Asnjë fakt, asnjë aferë s’kam pasur.Nuk kam asnjë lloj komenti, derisa unë po marrë këtë masë. Në atë letër që publikova, kërkova të paraqitej një fakt i vetëm që kishin. Ata nuk kishin asnjë. Zero. Do të jap, do të bëj cdo përpjekje që të paraqiten në gjykatë provat ndaj meje.”, tha Berisha i cili deklaroi se ka angazhuar dhe një avokat nga Franca për këtë cështje.

Tutje Berisha ka thënë se nuk ka asnjë fakt nga shteti amerikan për ato që po akuzohet.

Ai ka njoftuar se do të ngre padi ndaj Sekretarit amerikan të Shtetit, Anthony Blinken.

“Unë e kam autorizuar avokatin tim në Francë që të ngrejë padi ndaj Z. Blinken për shpifje publike. Z. Blinken mundet ndoshta të pretendojë se ai ka imunitet. Kjo është gënjeshtër. Imuniteti sot vlerësohet nga gjykatat”, tha Berisha në konferencë.

“Nëse sekretari i shtetit do të parqiste prova, do të konisderoja cdo gjë, natryisht jo prova të montuara në zyrat e Edi Ramës. Unë kam hap gjyq le t’i paraqesin para gjykatës. Unë jam në qytetar por që besimin në drejtësi e kam të palëkundur”, tha Berisha ndër të tjera.