75 Mall Live Search
21:43 / E Mërkurë, 29 Shtator 2021 / OSH

Sali Berisha nis mbledhjen e firmave për të rrëzuar Bashën

Ish-kryeministri Sali Berisha nuk po humb kohë në betejën e tij kundër kryetarit të PD Lulzim Basha.

Burimet bëjnë me dije se Berish ka nisur të mbledhë 1500 firmat e nevojshme për thirrjen e Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratike, ku pritet të votohet vendimi i Lulzim Bashës për përjashtimin e tij nga grupi i PD-së.

Ky dokument ka filluar të shpërndahet ditën e sotme, teksa Sali Berisha mbajti “Foltoren” e katërt në qytetin e Durrësit, në kuadër të takimeve me demokratët përreth gjithë Shqipërisë.

Që nga vendimi i 9 shtatorit për përjashtimin nga grupi i PD-së, Sali Berisha i ka shpallur luftë politike Lulzim Bashës, për të cilin ka kërkuar falje që e ka mbështetur në krye të PD-së.

Berisha tashmë nuk e njeh Lulzim Bashën si kryetar të PD-së dhe e akuzon atë si bashkëpunëtor me Edi Ramën për shkatërrimin e PD-së.