75 Mall Live Search
20:51 / E Mërkurë, 24 Qershor 2020 / indeksADMonline

Sali Berisha: Nuk zbehet lufta e UÇK-së, e vlerësoj vendimin e Thaçit

Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha ka reaguar lidhur me aktakuzën e ngritur ndaj presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe liderit të PDK-së, Kadri Veseli.

Berisha tha se akuzat ndaj individëve të veçantë nuk mund të zbehin luftën çlirimtare të Kosovës dhe faqen më të ndritur të qëndresës shqiptare për liri e dinjitet kombëtar, që nga lufta e Skenderbeut, transmeton Indeksonline.

Berisha tha se uron që të akuzuarit të provojnë para botës pafajësinë e tyre duke vlerësuar vendimin e Thaçit për të mos përfaqësuar Kosovën në takimin e Washingtonit.

Postimi i plotë:

Reagim!

Akuzat ndaj individeve te veçante nuk mund zbehin luften çlirimtare te Kosoves si faqen me te ndritur te qendreses shqiptare per liri e dinjitet kombetar, qe nga luftrat e Skenderbeut.

Uroj qe te akuzuarit te provojne para botes pafajesine e tyre. Vleresoj vendimin e z.Thaçi per te mos perfaqesuar Kosoven ne takimin e Washingtonit. sb