13:07 / E Hënë, 11 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Sali Berisha për Dua Lipën: Çika e Kosovës ngjitet në zenitin e suksesit

Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha iu bashkua personaliteve shqiptare me urimet për yllin e ri kosovar, Dua Lipa e cila mbrëmë bëri historinë.

Artistja e re, rrëmbeu dy çmime, duke u bërë shqiptarja e parë që del me dy trofe nga Grammy Awards, një nga ngjarjet më të mëdha të muzikës në botë, shkruan Indeksonline.

Berisha ka postuar një shkrim në llogarinë e tij Facebook ku ka uruar Dua-n, ndërsa atë e quajti çikë të Kosovës.

Ky është postimi i tij i plotë:

Nje urim per superyllin boteror Te Pop-it, Dua Lipa!

Miq, superylli boteror i Pop-it, çika e Kosoves, Dua Lipa ngjitet ne zenitin e suksesit.

Ajo mbreme fitoi çmimin Grammy, shpallet “Artistja e re me e Mire Vitit”! Por nata e ceremonise vjetore te Çmimeve Grammy ishte e magjishme per Duan, ajo fitoi dhe çmimin “Best Dance Recording”.

Urimet me te perzemerta per Duan!