16:57 / E Enjte, 16 Maj 2019 / indeksADMonline

Sali Berisha për fotografinë e Flora Brovinës: Kjo paraqet barbarinë serbe!

Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha ka reaguar ndaj fotografisë që tregon se si ushtarët serb e përdhunojnë një grua shqiptare gjatë luftës.

Ai përmes një statusi në Facebook ka thënë se kjo fotografi paraqet barbarinë e monstrave të ushtrisë serbe, transmeton Indeksonline.

Tutje, ai shtoi se edhe qindra mijëra fotografi, video e dokumente paraqesin gjenocidin që kasapi i Ballkanit e ka bërë ndaj popullatës së Kosovës.

Për më shumë lexojeni postimin e plotës të Sali Berishës:

Miq, kjo foto qe paraqet barbarine serbe, perdhunimin publik te grave shqiptare nga monstra te ushtrise serbe eshte nje aktakuze e rende per genocidin dhe krimet kunder njerezimit te pushtuesve mizor serbe ne Kosove, te cilat kerkojne drejtesi dhe kurre nuk parashkruhen.

Por kjo foto dhe qindra e mijra foto, video e dokumenta si keto akuzojne gjithashtu dhe heshtjen e pafalshme shqiptare ndaj genocidit dhe krimeve shtazore kunder njerezimit qe hordhite e kasapit te Ballkanit kryen ne popullaten shqiptare te Kosoves. sb