Sali Berisha përkrah vendimin e Abdixhikut e LDK-së për votimin e Vjosa Osmanit si presidente

Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, i ka përkrahur vendimin e Kryesisë së LDK-së për votimin e Vjosa Osmanit për Presidente.
Përmes një postimi në “Facebook”, ai ka shkruar se Lumir Abdixhiku në një akt të vlerësimit të tij në interesin më të mirë të Kosovës, ka vendosur me shumicë absolute votash ti mundësojë parlamentit të vendit zgjedhjen e zonjës Vjosa Osmani si presidente e Kosovës, transmeton Indeksonline.
Ndër të tjera, ai ka shkruar se shpreh kënaqësinë e tij për kryetarin e LDK, Abdixhiku dhe kryesine e kësaj partie për këtë vendim largpamës, konstruktiv dhe burrëror.
Ky është postimi i tij pa ndërhyrje:
“Nje pershendetje per LDK dhe vendimin e saj!
Miq, Kryetari i LDK, z. Lumir Abdixhiku deklaroi publikisht se Kryesia e LDK ne nje akt ne vleresimin tim ne interesin me te mire te Kosoves, ka vendosur me shumice absolute votash ti mundesoje parlamentit te vendit zgjedhjen e zonjes Vjosa Osmani presidente e Kosoves.
Me kete rast shpreh kenaqesine time dhe pershendes nga zemra kryetarin e LDK, z. Abdixhiku dhe kryesine e kesaj partie per kete vendim largpames, konstruktiv dhe burreror e ne respekt te plote te vullnetit te qytetareve dhe interesave me te mira te Kosoves. sb”./Indeksonline/