75 Mall Live Search
16:24 / E Hënë, 18 Prill 2022 / LB

Sali Berishës i dalin disa para në llogarinë e tij, i kërkon Kuvendit t’i tërheq

Ish Kryetari i PD-së, Sali Berisha ka njoftuar se në llogarinë e tij bankare, Kuvendi i Shqipërisë ka deponuar shumën prej 75220 leke.

Ai ka kërkuar nga Kuvendi i Shqipërisë t’i tërheqe ato nga llogaria e tij bankare.

“Une jam deputet i Qarkut te Tiranes dhe si tille nuk do pranoj asnje diete deri ne fund te mandatit”. ka shkruar ndër të tjera Berisha,

Reagimi i plotë i Berishës:

Njoftim!

Sot nga mediat mesova se ne llogarine time bankare parlamenti ka derdhur per muajin shkurt dieta per mua si dhe per 93 deputete te tjere shumen prej 75250 leke dieta.
Lidhur me sa me siper deklaroj sa vijon:
1-Une nuk kam patur asnje dijeni per keto dieta.
2- I kerkoj parlamentit ti terheqi ato nga llogaria ime bankare ku i ka derdhur.
3-Une jam deputet i Qarkut te Tiranes dhe si tille nuk do pranoj asnje diete deri ne fund te mandatit.
Levizjet e mia jashte Qarkut te Tirane do ti perballoje me te ardhurat e mia. sb