75 Mall Live Search
10:56 / E Hënë, 03 Nëntor 2025 / L A

Saliba flet për interesimin e Realit për të: Është vërtet joshëse kur një klub si Reali është i interesuar për ty

William Saliba është padyshim një nga mbrojtësit më të mirë në botë.

Forma e tij e ka vënë në shënjestër të të gjithëve, me Realin i cili është nga më të interesuarit për të.

Por Saliba vendosi në fund të qëndronte tek Arsenali, i cili vazhdoi kontratën e tij në verë.

Saliba në një intervistë për “Telefoot”, thotë është vërtet joshëse interesimi i “Los Blancos” për të.

“Sigurisht që është vërtet joshëse kur një klub si Reali është i interesuar për ty… …por unë doja të fitoja tituj me Arsenalin së pari përpara se të mendoja për ndonjë gjë tjetër”, tha Saliba./IndeksOnline/