75 Mall Live Search
15:41 / E Hënë, 28 Shtator 2020 / indeksADMonline

Salih Mustafa nuk deklarohet për fajësinë

Personi i parë i cili ka filluar gjykimin në Gjykatën Speciale në Hagë Salih Mustafa, në pyetjen e gjykatësve të kësaj gjykate, se a dëshiron të deklarohet në lidhje me fajësinë apo pafajësinë e tij në raport me veprat me të cilat i është ngritur aktakuza, ka thënë se nuk do të jap deklarimin e tij sot, raporton IndeksOnline.

Mustafa i cili ka kohë deri në një muaj për tu deklaruar në lidhje me atë se a ndjehet fajtor apo jo, tha se preferon të konsultohet paraprakisht me avokatin e tij.

“Jo sot nuk do të deklarohem. Do të konsultohem me avokatin tim”, tha Mustafa.

Ndërkohë ai po trajtohet si i dyshuar për disa vepra, në mesin e tyre, për vrasje, trajtim mizor dhe torturë mes vitit 1998-99.

Aktakuza kundër tij u konfirmua më 12 qershor 2020. Ai u arrestua nga Zyra e Prokurorit të Specializuar më 24 shtator dhe u transferua në objektin e paraburgimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë, më të njëjtën ditë. /IndeksOnline/