75 Mall Live Search
23:05 / E Premte, 15 Tetor 2021 / OSH

Salih Zyba përmbyllë fushatën në vendlindjen e tij

Kandidati për kryetar të komunës së Suharekës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Salih Zyba ka mbyllur fushatën në vendlindjen e tij, në fshatin Bukosh.

Zyba ka thënë se janë zotuar për qeverisje të drejtë e të barabartë për të gjithë, transmeton IndeksOnline.

“Mbështetja që e morrëm nga bashkëfshatarët tanë na siguron që ndryshimi që është shumë i nevojshëm në Therandë, do të ndodh pas këtyre zgjedhjeve”, ka shkruar mes tjerash ai.

Njoftimi i tij i plotë:

Me takimin e mbajtur në fshatin Bukosh i përmbyllëm takimet tona në kuadër të fushatës së zgjedhjeve lokale 2021. Me kandidatin për Kuvend Komunal Drilon Zyba dhe bartësin e listës së Lëvizjes në Therandë, u zotuam për qeverisje të drejtë e të barabartë për të gjithë.

Mbështetja që e morrëm nga bashkëfshatarët tanë na siguron që ndryshimi që është shumë i nevojshëm në Therandë, do të ndodh pas këtyre zgjedhjeve.