20:18 / E Mërkurë, 20 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Salihaj tha se klanet brenda partisë e larguan nga posti, reagon anëtari i AAK-së

Gjatë ditës së djeshme u bë publik vendimi për lirimin nga pozita e Drejtorit të Arsimit në komunën e Prishtinës, Jonuz Salihaj.

Pas kësaj, Salihaj ka deklaruar se janë pikërisht klanet brenda partisë së tij që ndikuan në lirimin e tij nga ky post.

Lidhur me këtë ka reaguar edhe anëtari i Kryesisë Qendrore në AAK , njëherësh edhe zv/ministër i Punëve të Jashtme, Anton Berisha.

Ai deklaroi se në mbledhjen e kryesisë qendrore të AAK-së, kurdo që të mbahet, duhet që me kujdes të shqyrtohet mënyra e shkarkimit të zyrtarëve nëpër komuna, duke përmendur rastin e Jonuz Salihajt, transmeton Indeksonline.

Tutje ai shtoi se instrumenti politik nuk mund të jetë kriter vlerësimi.

Postimi i plotë:

Ne mbledhjen e kryesise qendrore te AAK-se, kurdo qe do te mbahet, duhet qe me kujdes te shqyrtojme menyren e shkarkimit te zyrtareve neper komuna, sic eshte rasti i drejtorit te arsimit ne komunen e Prishtines, zotit Jonuz Salihaj.

Instrumenti politik nuk mund te jete kriter vleresimi, ngase kryetari i deges, pa asnje pervoje ne arsim nuk mund te vleresoj njeriun qe tere jeten ia ka kushtuar arsimit, siç eshte z. Salihaj, nje person qe gezon respektin tim.