75 Mall Live Search
23:30 / E Hënë, 15 Shkurt 2021 / OSH

Salihaj: Vetëvendosje ka arsye të madhe t’i bëjë përmendore Isa Mustafës

Ish-deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Adem Salihaj, ka thënë se largimi i Vjosa Osmanit e ka dëmtuar shumë këtë subjekt.

Sipas tij, Osmani është pasojë e dëmtimit, ndërkaq kryetari Isa Mustafa është shkaku.

“Vjosa është pajojë e një qasjeje të gabuar politike”, tha Salihaj në RTV 21.

Salihaj ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje ka arsye të madhe t’i bëjë një përmendore Mustafës, pasi siç u shpreh ai,.

“Isa Mustafa është më meritori për fitoren e madhe të LVV-së. Unë mendoj se Vetëvendosje ka arsye të madhe t’ia ngre një përmendore të madhe Isa Mustafës, si meritë e madhe e tij për fitoren e Vetëvendosjes. Sigurisht ka edhe të tjerë, si Hashimi (Thaçi) e të tjerë, por Mustafa është më meritori”, tha më tej Adem Salihaj.