75 Mall Live Search
14:06 / E Premte, 06 Janar 2023 / B O

Salihamidzic flet për ardhjen e Sommer te Bayerni

Pas transferimit të Daley Blind, Bayern Munchen po shkon përpara drejt transferimit të portierit Sommer.

Drejtori i Bayernit, Hasan Salihamidzic ka konfirmuar se ka interesim për portierin e Monchengladbach.

“Nuk më pëlqen të flas për lojtarë të klubeve të tjera, por Sommer është padyshim temë tek ne. Ne po shqyrtojmë opsionet tona dhe do të marrim një vendim në të ardhmen e afërt” ka thënë Salihamidzic./Indeksonline/