75 Mall Live Search
16:08 / E Martë, 10 Mars 2020 / indeksADMonline

Salihu: Ende nuk kemi pranuar ndonjë njoftim nga Federata e Futbollit të Maqedonisë

Pak çaste më parë u  zyrtarizua vendimi se ndeshja ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës do të luhet në Shkup, me dyer të mbyllura për tifozë.

Sekretari i përgjithshëm i Federatës së Futbollit të Kosovës, u shpreh se ende nuk kemi marr ndonjë njoftim rreth kësaj çështje.

Ende nuk kemi pranuar asgjë zyrtare për këtë vendim. UEFA është duke pritur nga dy Federata që ta lajmërojmë për gjendjen aktuale. Gjendja tanimë është e jashtëzakonshme dhe ne duhet të veprojmë në bazë të urdhrave që vijnë nga institucionet më të larta të shtetit të Maqedonisë”, tha shkurtimisht për KP, Salihu.

Kujtojmë që ndeshja mes Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës luhet më 26 mars.