Salihu: Unë kam parashikuar se LDK-ja më shumë do të dëmtohej nëse Vjosa Osmani do të garonte vetë

Sot u nënshkrua koalicioni midis Lëvizjes Vetëvendosje dhe Iniciativës së Vjosa Osmanit për zgjedhjet e 14 shkurtit.
Në lidhje me këtë koalicion, Indeksonline kontaktoi me analistin e njohur, Fitim Salihu i cili beson se ky koalicion do ta dëmtojë LDK-në, por jo aq shumë.
“Ky koalicion do ta dëmtojë LDK-në, por jo aq shume. Unë kam parashikuar se LDK-ja me shume do te dëmtohej nëse Vjosa Osmani do te garonte vetë”, u shpreh ai fillimisht.
“Sa i përket përqindjes se VV-së, bazuar në sondazhet objektive që po qarkullojnë në publik, VV-ja është goxha më pak se 51 per qind”, përfundoi Salihu.
Në koalicionin që u nënshkrua sot, Albin Kurti do të jetë kandidat për kryeministër, kurse Vjosa Osmani kandidate për presidente./Indeksonline/