14:58 / E Diele, 10 Qershor 2018 / indeksADMonline

Salihu: Vokrri ka qenë dhe do të mbetet sinonim i futbollit të Kosovës

Sekretari i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), Eroll Salihu, ka vlerësuar lart kontributin e legjendës Fadil Vokrri për futbollin e Kosovës.Salihu ishte tejet i trishtuar për humbjen e kryetarit të FFK-së, dhe për këtë ai tha se Vokrrit me të drejtë i atribuohen sukseset për anëtarësimin e FFK-së në organizatat ndërkombëtare, FIFA dhe UEFA.

“Atij me të drejtë i atribuohet suksesi për anëtarësimin e FFK-së në UEFA dhe FIFA. Ne nuk është dashur të jemi këtu sot, por të udhëtojmë drejt Rusisë për të pritur fillimin e ngjarjes më të madhe sportive, Kampionatin Botëror”, theksoi Salihu.Eroll Salihu vlerëson lart Vokrrin si person pozitiv, duke thënë se sikurse në futboll edhe në jetë goli ishte caku i tij.“Fadil Vokrri na la me thjeshtësinë e pashoq që e karakterizoi. Jep gol dhe ec tutje, publiku e përgëzonte, por ai gjithmonë qëndronte pa mburrje dhe pa u lëvduar. Sukseset e tij janë përcjellë me brohoritje dhe vlerësim”.“Emri i tij ka hapur rrugë edhe pa prezencën e tij fizike. Kurse vendin e tij në zemrat e njerëzve e ka fituar që kur kaloi kufijtë me talentin dhe suksesin e tij duke dhënë dinjitet të gjithë futbollistëve”.“Nëse sot kemi anë e kënd botës që kemi yje, pa dyshim se Vokrri kishte rol duke përfaqësuar një ëndërr që ai e kishte realizuar”.“Ka qenë dhe do të mbetet sinonim i futbollit dhe i sportit të Kosovës. Ngushëllime më të thellë në emër të FFK-së, u prehsh në paqe president”, u shpreh Eroll Salihu.

Temat: