Salla e takimeve në Spitalin e Pejës shndërrohet në dhomë për të infektuarit me Covid 19

Gjendja me Covid 19 në Kosovë është e rëndë.
Vetëm në 24 orët e fundit kanë vdekur 26 persona dhe janë shënuar 1448 raste të reja me Covid 19, transmeton indeksonline.
Për shkak të stërmbushjes së Spitaleve, po duhet të gjenden hapësira të reja për të vendosur të prekurit me virus.
Spitali i Përgjithshëm i Pejës e ka shndërruar Sallën e takimeve në dhomë për të prekurit me Covid 19.
Po ashtu një hapësirë e Pulmologjisë është mbushur me shtretër për të pritur të prekurit që e kanë gjendjen më të rënduar./Indeksonline/