Sallahu e Dibrani me një tryeze në Tiranë, flasin për ri-socializimin dhe ri-integrimin e personave të dënuar

Zv/ministri i Drejtësisë, Blerim Sallahu dhe drejtori i Shërbimit Korrektues të Kosovës, Ismail Dibrani, kanë marrë pjesë në tryezën e organizuar nga CARE International Balkans, YMCA në Kosovë dhe ACT for SOCIETY Center, që po zhvillohet në Tiranë.
Në panelin me temën “Edukimi dhe Ri-socializimi: Një rrugë drejt stilit të shëndetshëm të jetesës për të rinjtë në rrezik”, zëvendësministri Sallahu tha se Ministria e Drejtësisë është angazhuar fuqishëm në zhvillimin e reformave lidhur me legjislacionin e Shërbimit Korrektues përmes së cilave ofrohen metoda dhe trajnime për stafin dhe krijime të programeve që kanë për qëllim ri-socializimin dhe ri-integrimin e personave të dënuar.
Përveç legjislacionit, zëvendësministri Sallahu tha se Ministria e Drejtësisë është kujdesur edhe në renovimin e infrastrukturës së institucioneve korrektuese, duke përmendur kështu ndërtimin e pavijonit ku trajtohen personat me nevoja të veçanta, për çka është vlerësuar edhe në Raportin e Komisionit Evropian.
Zëvendësministri Sallahu tha se përmes programeve trajnues me të miturit të dënuar, është ulur shkalla e për qindjes së recidivizmit tek të miturit, por edhe është rritur ndikimi në ri-socializimin dhe ri-integrimin e të burgosurve.