Sallahu: Kemi dorëzuar kallëzim penal ndaj Selim Selimit dhe Nehat Thaçit

Zëvendësministri i Drejtësisë, Blerim Sallahu, ka thënë se sot kanë anuluar kontratën ku ishte dhënë në shfrytëzim prona e Ministrisë së Drejtësisë pa bazë ligjore.
Ai njoftoi se kanë dorëzuar kallëzim penal në Prokurorin Speciale ndaj ish-ministrit Selim Selimi dhe drejtorit të Shërbimit Korrektues të Kosovës, Nehat Thaçi, shkruan Indeksonline.
Sallahu u shpreh se nuk mund të tolerojnë shkelje të ligjit.
“Sot, njëanshëm kemi anuluar kontratën kriminale përmes së cilës persona të papërgjegjshëm kanë dhënë në shfrytëzim pronën e Ministrisë së Drejtësisë, personit juridiko privat pa asnjë bazë ligjore, gjithësej 2 hektarë e 12 ari e 17 metra katëror.
Po ashtu kemi dorëzuar kallëzim penal në Prokurorinë Speciale kundër ish Ministrit Selim Selimi dhe Drejtorit të Përgjithshëm të Shërbimit Korrektues të Kosovës, Nehat Thaçi.
Dhe krejt në fund kemi dorëzuar kërkesën në Këshillin Shtetëror për Vlerësim dhe Disiplinë kundër Nehat Thaçit për shkak të shkeljes së rëndë të detyrave të punës.
Nuk mund dhe nuk duhet të tolerojmë shkelje të ligjit!”, ka shkruar ai.