Sallahu me akuza të rënda në drejtim të Avokatit të Popullit, e quan politik dhe jopopullor
Ish-ministri i Drejtësisë, Blerim Sallahu ka thënë se Kosova asnjëherë nuk ka pasur “Avokat të Popullit” më politik dhe jopopullor se ky i tanishmi.
Sipas tij, Avokati i Popullit ka të drejtë ta dërgoj dekretin për shpërndarjen e Kuvendit në Gjykatë Kushtetuese, por ende nuk e ka bërë.
“Si është e mundur që “Avokati i Popullit” të mos e dërgojë një rast të tillë në Gjykatë Kushtetuese, kur dihet se dekreti haptazi cenon stabilitetin shoqëror, ekonomik dhe social të shtetit tone”, ka shkruar ndër të tjera ai.

