Sallahu ndan certifikata licencimi për profesionistët e shërbimeve sociale dhe familjare
Ushtruesi i Detyrës i Ministrit të Drejtësisë, Blerim Sallahu, ka ndarë sot certifikatat e licencimit për gjashtë profesionistë që merren me ofrimin e shërbimeve sociale dhe familjare, duke forcuar më tej angazhimin institucional për shërbime të specializuara dhe cilësore për individët dhe familjet në nevojë.
Me këtë rast, ministri Sallahu theksoi se procesi i licencimit është dëshmi e përkushtimit të vazhdueshëm të Ministrisë së Drejtësisë për të garantuar mbështetje profesionale, të sigurt dhe të bazuar në standarde ligjore për qytetarët që kanë nevojë për ndihmë sociale dhe familjare.
Profesionistët e licencuar, sipas Ministrisë, do të kenë të drejtë dhe përgjegjësi të ofrojnë shërbime që sigurojnë qasje të barabartë, cilësi dhe mbrojtje për përfituesit, duke kontribuar drejtpërdrejt në forcimin e sistemit të shërbimeve sociale në Kosovë.


