Sallahu: PDK vodhi programin për drejtësi
Zyrtari ligjor i Lëvizjes Vetëvendosje, Berim Sallahu, ka thënë se plani i Partisë Demokratike të Kosovës për “Rimëkëmbjen e Drejtësisë dhe Sundimit të Ligjit” është i vjedhur, shkruan IndeksOnline.
Sallahu përmes një postimi në Facebook ka bërë të ditur se idea e PDK-së që të themelojnë Byronë Kombëtare të Hetimit brenda 100 ditëshit të qeverisjes, është e krijuar nga një eksperte nga Gjerorgjia.
“Qytetarët duhet ta dinë se kjo ide është e krijuar nga një eksperte nga Gjerorgjia. Ekpertja në fjalë ka propozuar për Ministrinë e Drejtësisë Byronë Kombëtare për Luftimin e Korrupsionit të Nivelit të Lartë dhe Gjykatën Antikorrupsion. Kësisoj, kjo ide dhe ky tekst është pronë e Ministrisë së Drejtësisë dhe jo e PDK-së”, tha ai.
Postimi i plotë:
Abelard Tahiri paska prezentuar planin për “Rimëkëmbjen e Drejtësisë dhe Sundimit të Ligjit” i cili sipas tij bazohej në katër shtylla.
Një ndër shtyllat e prezentuara ishte ajo e Luftimit Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit ku theksohej se brenda 100 ditëve të qeverisjes do ta themelojnë Byronë Kombëtare të Hetimit.
Qytetarët duhet ta dinë se kjo ide është e krijuar nga një eksperte nga Gjerorgjia. Ekpertja në fjalë ka propozuar për Ministrinë e Drejtësisë Byronë Kombëtare për Luftimin e Korrupsionit të Nivelit të Lartë dhe Gjykatën Antikorrupsion. Kësisoj, kjo ide dhe ky tekst është pronë e Ministrisë së Drejtësisë dhe jo e PDK-së.
Për më tepër vet PDK dhe konkretisht Abelard Tahiri sa ka qenë ministër i Drejtësisë e ka hequr këtë ide nga rishikimi i funksional i sundimit të ligjit.
Pra, kur duhej mbështetur si përgjegjës nuk e ka mbështetur, dhe tash kur nuk do të duhej vjedhur e ka vjedhur si ide.
Këta vjedhin edhe në idetë mbi atë se si luftohet hajnia.