Sallahu: Shpejtësia me të cilën punojmë krahasohet me atë të shpërndarjes së vajit në tepsi

Zëvendësministri i Drejtësisë, Blerim Sallahu, në një intervistë ka folur për atë se si po ecin punët në ministrinë që drejtohet nga Albulena Haxhiu.
Sallahu me krahasimin që ka bërë e ka lënë pa fjalë një prej penalistëve, analistin Xhevdet Pozharin, i cili edhe ashtu kohëve të fundit ishte dëshpëruar më mënyrën se si po qeverisë Lëvizja Vetëvendosje e kryeministrit Kurti.
Sallahu teksa është munduar të tregojë për shpejtësinë me të cilën në ministrin që punon kryhen punët, ka marrë një shembull të padëgjuar deri në ditët e sotit.
Zv.ministri ka thënë se shpejtësia me të cilën kryhen punët në ministrinë që i takon, mund të krahasohet me nivelin e shpejtësisë së shpërndarjes së vajit në tepsi.
“Po iu them këtu me plotë përgjegjësi, se niveli i shpejtësisë së punës së ministrisë së Drejtësisë dhe cilësisë gjithashtu, mund të krahasohet gjithashtu me nivelin e shpejtësisë së shpërndarjes së vajit në tepsi”, ka thënë Sallahu në ATV.