10:55 / E Martë, 23 Shkurt 2021 / Blerim

Sam Jones: Ende s’e kam takuar ndonjë si Floriani, i lumtur për t’u rrahur!

Promotori i Florian Markut, Sam Jones është i befasuar nga vullneti i boksierit shqiptar.

Florian Marku arrti të fitonte të shtunën në mbrëmje ndaj Rylan Charltonit – pasi ekipi i këtij të fundi hodhi peshqirin në ring, duke u dorëzuar para shqiptarit, shkruan IndeksOnline.

Sam Jonesi, i cili e mori Markun nga fillimi i karrierës në boks, është i befasuar nga vullneti që ka boksieri shqiptar për të luftuar.

“Nuk e kam njohur ende asnjë njeri që është kaq shumë i lumtur për të luftuar. Mbreti shqiptar”, ka shkruar Jonesi.

/IndeksOnline/