75 Mall Live Search
16:04 / E Martë, 27 Tetor 2020 / k.v

Samedin Mehmeti takohet me zyrtarët policorë ndërlidhës të Beneluksit

U. d. drejtori i Policisë së Kosovës, Samedin Mhemeti falënderoi zyrtarin ndërlidhës policor në shkuarje të shteteve të Beneluksit Charles de Winter për kontributin e tij dhe i dëshiroi mirëseardhje ndërlidhëses policore në ardhje zonjës Eva Mielnicki.

Drejtori Samedin Mehmeti shprehu mirënjohje për përkrahjen nga shtetet e Beneluksit si dhe potencoi se Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar për partneritet dhe bashkëpunim me këto vende.

“Do të punojmë së bashku për të ofruar siguri si në Kosovë dhe po ashtu në vendet e Beneluksit, duke ditur se Kosova ka diasporë të cilët jetojnë në këto shtete”, tha z. Mehmeti.