75 Mall Live Search
14:43 / E Mërkurë, 04 Shtator 2019 / indeksADMonline

Sami Kurteshi vetëm spektator, në zgjedhjet e 6 tetorit

Bëri shumë zhurmë, plot akuza, debate e gjeste nga më të ndryshmet. Por, asnjë nga këto nuk kanë qenë bindëse për kryesinë e Lëvizjes Vetëvendosje në Gjilan për t’i dhënë besimin që Sami Kurteshi të jetë përsëri kandidat në zgjedhjet e 6 tetorit.

Qendra e Vetëvendosjes në Gjilan ka nxjerrë 6 emra që do të jenë në listë për deputetë, e që nuk është ai i Sami Kurteshit.

Kurteshët, do të kenë një tjetër kandidat, Ismajl Kurteshin.

Pjesë e kandidatëve, do të jenë edhe Nevzad Isufi, Arbëreshë Kryeziu – Hyseni, Arijeta Rexhepi, Labinotë Demi – Murtezi dhe Alban Hyseni./Indeksonline/