20:25 / E Hënë, 11 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Sami Kurteshit i duket vetja hajgarexhi, ja si shprehet ndaj gazetarëve (Video)

Pas humbjes që pësoi në zgjedhjet e sivjetme lokale, si kandidat i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Gjilanit, Sami Kurteshi tani është shndërruar në një figurë komike.

Teksa po hynte në selinë e partisë së tij, për të marrë pjesë në një mbledhje të jashtëzakonshme të Kryesisë, të thirrur pas skandalit të brendshëm në Vetëvendosje, Kurteshi është ndalur para një numri gazetarësh, që po e mbulonin ngjarjen.

Përballë kamerave të shumta televizive, ish-kandidati i VV’së për Gjilanin, dhe ish-Avokati i Popullit është munduar të bëjë hajgare me gazetarët.

“Oh, u kënaqët bre”, është shprehur fillimisht Kurteshi.

“A bën edhe tjera herë, kur të vij këtu me më fotografu?”, i ka pyetur ai gazetarët.

“Kurrë në qikaq media s’kam qenë, hajde allahile, bash po kam qef”, ka vazhduar ai.