75 Mall Live Search
14:20 / E Martë, 06 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Sami Lushtaku i kundërpërgjigjet Bekim Jasharit, ironizon me të!

Ish kryetari i Skënderajt Sami Lushtaku u përgjigjet akuzave që ia ka bërë sot kryetari i komunës së Skënderajt, Bekim Jashari.

Jashari gjatë ditës ka hedhur akuza të rënda ndaj Lushtakut duke e akuzuar për keqpërdorime gjatë kohës sa ishte kryetar komune por nuk ka lënë pa ia përmendur edhe kohën e luftës.

Jashari ka thënë se në vitin 1998 Sami Lushtaku ia kishte lënë vet babain dhe axhën e tij Adem dhe Hamëz Jashari.

Në lidhje me këto akuza Lushtaku e ka quajtur të vogël Bekim Jasharin.

“I ri ka qenë Bekimi atëherë nuk i di disa gjëra”, tha Lushtaku për KosovaPress duke shtuar se tashmë Bekim Jashari duhet të merret me punët e komunës dhe jo me gjëra tjera.

Ndërsa sa i përket keqpërdorimeve që I ka përmendur Jashari Lushtaku tha se nëse kryetari I komunës ka fakte të gjitha le t’i deponojë në Prokurori dhe se për këto siç tha do të ndihej shumë I lumtur.

“Mu më kishin ba nder të madh nëse e bën këtë punë sepse jam I gatshëm të ëprgjigjem në cdo rast”, tha Lushtaku.

Duke folur në lidhje me bojkotimin e seancës që Jashari ka thënë se i aka bojkotuar PDK-ja Lushtaku tha se PDK në Skënderaj nuk miraton secilin propozim që merr kryesuesja , e cila ditë më parë është përjashtuar nga partia për shkak të mosbindjeve të parimeve të partisë.

PDK e kishte përkrahur Jasharin në garën për kryetar e që siç thotë Lushtaku i kanë dhënë mbështetje të plotë dhe se ka respekt si për familjen e tij por edhe për të.