75 Mall Live Search
22:15 / E Premte, 08 Mars 2024 / FR

Sami Lushtaku në EULEX, reagon Klinaku: Poshtërsi e radhës

Faton Klinaku nga OVL-UÇK e ka quajtur spektakël të radhës raportimet se EULEX e ka ndaluar në orët e vona, zyrtarin e PDK-së, Sami Lushtaku.

Ai e ka quajtur poshtërsi të radhës së Speciales ndalimin e Lushtakut në rrugë, pa asnjë paralajmërim.

“Siç po raportohet në media, Specialja e paska ndaluar në këto orë të vona z. Sami Lushtaku.  Përveç spektakleve të vazhdueshme që po bëhen nga kjo pseudogjykatë, të ndalohet njeriu në rrugë pa kurrfarë paralajmërimi, kjo është edhe një poshtërsi e tyre e radhës”, ka shkruar Klinaku.