75 Mall Live Search
10:22 / E Hënë, 28 Tetor 2024 / L K

Sami Lushtaku ngre padi ndaj Vetëvendosjes për “shpifje dhe dëmtim reputacioni”

Partia Demokratike e Kosovës ka njoftuar se Sami Lushtaku sot do të dorëzojë padi ndaj Lëvizjes Vetëvendosje “për shpifje dhe dëmtim të reputacionit”.

Konferenca do të mbahet sot në orën 14:00 në zyrën e avokates Besiana Ismaili, e cila kryeson ekipin mbrojtës të z. Lushtaku, në adresën: “Ulpianë”, rr. “Motrat qiriazi” D-4, hyrja 1, nr. 2.

Njoftimi i plotë:

Të nderuar përfaqësues të mediave,

Ju ftojmë të merrni pjesë në konferencën për publikun, ku do të bëhet njoftimi zyrtar lidhur me padinë e ngritur nga z. Sami Lushtaku ndaj Lëvizjes Vetëvendosje, për shpifje dhe dëmtim të reputacionit.

Konferenca do të mbahet në zyrën e avokates Besiana Ismaili, e cila kryeson ekipin mbrojtës të z. Lushtaku, në adresën: “Ulpianë”, rr. “Motrat qiriazi” D-4, hyrja 1, nr. 2. Ngjarja do të zhvillohet të hënën, në orën 14:00.

Pjesëmarrja juaj është e mirëpritur për të pasqyruar saktësisht këtë hap të rëndësishëm ligjor.