Sami Lushtaku përcillet nga i biri dhe Ganimete Musliu
Ish komandanti, Sami Lushtaku ka hyrë brenda objektit ku do të merret në pyetje në kuadër të Gjykatës Speciale.
Kurse, ish komandantin pranë objektit e kanë përcjell edhe i biri, Mërgim Lushtaku dhe deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu.
Intervistimi pritet të fillojë në ora 10-të.
Rikujtojmë, që dje është intervistuar edhe Rrustem Mustafa, intervistimi i të cilit ka zgjatur mbi nëntë orë./Indeksonline/

