75 Mall Live Search
18:53 / E Premte, 02 Tetor 2020 / indeksADMonline

Sami Mazreku në krye të Byrosë Kosovare të Sigurimeve

Ish drejtori i Shoqatës së Sigurimeve të Kosovës Sami Mazreku, tani e tutje do ta drejtoj Byron Kosovare të Sigurimeve.

Mazreku ka thënë se me ritëm edhe më të përshpejtuar do të vazhdoj punën  në pozitën e re. “Për besimin që ma kanë dhënë falënderoj Asamblenë̈ e Përgjithshme të Byrosë̈ Kosovare të Sigurimeve”.

“Të dashur miq, familjarë, bashkëpunëtorë̈ Me 1 tetor unë̈ kam nisur punën si u.d drejtor i Byrosë Kosovare të Sigurimeve (BKS). Gjatë tri viteve të fundit si drejtor i Shoqatës së Sigurimeve të Kosovës kam dhënë kontribut maksimal në promovimin, por edhe zgjidhjen e shumë problemeve në sektorin e sigurimeve. Më ritëm edhe më të përshpejtuar do të vazhdoj në pozitën e re. Për besimin që ma kanë dhënë falënderoj Asamblenë̈ e Përgjithshme të Byrosë̈ Kosovare të Sigurimeve. Na priftë̈ e mbara!”, ka shkruar Mazreku në profilin e vet në “Facebook”.