Samir Nasri përfundon te skuadra e ligës së dytë franceze
Samir Nasri konsiderohej si njëri nga mesfushorët më të mirë në Evropë kur u transferua nga Arsenali te Manchester City në vitin 2011.
Por që atëherë karriera e tij ka qenë duke rënë dhe nuk ka zënë vend askund, shkruan Indeksonline.
32 vjeçari tash do të përfundoj te skuadra e ligës së dytë franceze, Le Havre.
Transaksioni duket i thjeshtë pasi që West Ham nuk i ka bërë kontratë të gjatë dhe lojtari është i lirë. /IndeksOnline/