Samir Ujkani: E nisem mbarë këtë vit!

Portieri i Kombëtares së Kosovës ka folur pas ndeshjes në RTK.
Samir Ujkani u shpreh tejet i lumtur me fitoren e ‘Dardanëve’ 4 me 0 ndaj Lituanisë, ndeshje kjo që u zhvillua në ‘Fadil Vokrri’ në Prishtinë, shkruan IndekOnline.
“Besoj që ka qenë me rendësi me ia fillu mirë këtë vit të ri. Ja filluam mirë. E kemi një javë të vështirë. I kemi dy kundërshtarë të vështirë. Luajtëm mirë, por koha ka qenë ftohët. I falënderoj të gjithë që punuan për me bërë gati këtë fushë.
“Kjo ishte një miqësore, por sigurisht që s’ka qenë e lehtë. Me Suedinë është diçka tjetër. Ata janë favorit. Ne duhet të vazhdojmë ritmin tonë dhe gabimet që i bëjmë me i largu dhe me u përmirësu në çdo lojë.
“Lojën e parë me Suedinë duhet me dhënë maksimumin, sepse luajmë në shtëpi. Tifozët na mungojnë, ata na japin vullnet. Por e di që ata na përkrahin gjithmonë”, ka thënë Samir Ujkani pas ndeshjes.
Kujtojmë që Kosova të dielën e pret Suedinë, ndeshje kjo e vlefshme për kualifikim në Kupën e Botës ‘Katari 2022’/IndeksOnline/