Samiti i Berlinit, a do t’i udhëheqë Federica Mogherini bisedimet Kosovë-Serbi?
Pozita e Bashkimit Evropian në ndërmjetësimin e dialogut Kosovë-Serbi do të mbetet e pandryshuar edhe pse në Samitin që është mbajtur dje u theksua se bisedimet mes dy vendeve kishin nevojë për partnerë “më të fortë” si ShBA, transmeton Indeksonline.
Mirëpo përkundër kësaj, ajo që deri më tani ka ndërmjetësuar në tavolinën e bisedimeve, nuk është vërejtur edhe shumë në punimet e këtij samiti.
Përkundër kësaj, dialogu mes Kosovës dhe Serbisë do të rifillojë, pasi kjo ishte edhe njëherë kërkesa e Gjermanisë dhe e Francës, e ndërmjetësuese do të jetë përsëri Federica Mogherini.
Siç bënë të ditur DW, që të dy vendet, Kosova dhe Serbia janë zotuar për rol konstruktiv në vazhdimin e dialogut të udhëhequr nga Mogherini.
Përkundër kësaj, Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, pas përfundimit të Samitit të Berlinit, tha se Bashkimi Evropian nuk është i unifikuar mjaftueshëm sa për të udhëhequr bisedimet mes Kosovës dhe Serbisë.
Në Samitin e Berlinit, të organizuar nga kancelarja gjermane Angela Merkel dhe Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, u mblodhën të gjithë liderët e Ballkanit Perëndimor. /Indeksonline/