Samiti i NATO-s, siguri e lartë në Bruksel

Liderët e vendeve anëtare të NATO-s po zhvillojnë samitin e radhës në selinë e aleancës në Bruksel.
Si pasojë e kësaj, në Bruksel ka siguri mjaft të lartë.
Ekipi i Indeksonline është i pranishëm atje dhe ju sjell pamje:

Në mesin e temave kryesore të Samitit të NATO-s, janë koncepti strategjik i aleancës veriatlantike, rritja e Rusisë dhe Kinës, ndikimi i ndryshimit të klimës, siguria botërore, kërcënimet kibernetike dhe përfundimi i misionit në Afganistan.

Samiti i 30 shteteve të NATO-s do të dërgojë një sinjal të fortë të unitetit transatlantik. Joe Biden merr pjesë në takimin e udhëheqësve të vendeve anëtare të NATO-s si pjesë e udhëtimit të tij të parë jashtë vendit si president i ri i SHBA-ve.
Kujtojmë që sot do të mbahet takimi mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.


